Napoli nuk e bën hesap Romën (VIDEO)

Skuadra e Romës ka pësuar humbje nga Napoli me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A.

Napoli i ka dhënë leksion Romës. Napoletanët e kanë mposhtur Romën në San Paolo me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së dhjetët të Serie A.
Vendasit e kanë nisur furishëm takimin duke kaluar në epërsi në minutën e tretë me golin e Gonzalo Higuainit.
Napoli ka pasur shumë raste dhe ka dominuar gjatë gjithë takimit, por assesi nuk arriti ta dyfishoj epërsinë deri në minutën e 85-të kur shënoi Jose Maria Callejon.
Pas kësaj fitore Napoli është ngjitur në vendin e tretë me 18 pikë të tubuara. Kurse, Roma mbetet e dyta me 22 pikë sa ka edhe Juventusi në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment