Mes lotësh dorëhiqet deputetja: Mos i ndodhtë askujt kjo që më ndodhi mua

Deputetja socialiste Luiza Xhuvani i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas masakrës së ndodhur në kryeqytet ku është implikuar edhe djali i saj Kostandin Xhuvani. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, në prani të kryeministrit të vendit, mes lotëve deputetja Xhuvani kërkoi që drejtësia të bëjë drejtësi dhe djali i saj të trajtohet i barabartë përpara ligjit.
“Ngjarja e ndodhur sot është tragjike. Kjo ngjarje nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit prindërit e tij dhe mandatin që unë ushtroj. Janë katër familje që sot kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet të bëjë drejtësi. Ti trajtojë të gjithë të barabartë para ligjit. Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave ai do të mbetet djali im. Kush është prind më kupton, kush është nënë më kupton. I kam paraqitur sot kryeministrin të vendit dhe kreut të Kuvendit dorëheqjen time si deputete e Sarandës. Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua. Kostandini do të jetë gjithmonë biri im, nuk mund ta mohoj sepse është gjaku im. Drejtësia le të bëjë drejtësi.”- deklaroi Xhuvani.
Djali i deputetes Luiza Xhuvani u arrestua mëngjesin e sotëm, pasi dyshohet se është përfshirë në masakrën e ndodhur në një lokal nate, ku u vranë me armë zjarri katër persona. Sipas hetimeve të para, katër viktimat Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe Paolo Azzolo, janë ekzekutuar nga e njëjta armë, që mendohet se mund të jetë shkrehur nga Kostandin Xhuvani.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment