Makina e Policisë Ushtarake përplas motorin, shpëton drejtuesi!!!

Një makinë e Policisë Ushtarake është përplasur me një motor mbrëmjen sotme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit Ekonomik në Rrugën e Elbasanit, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ai mësohet se është transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Bazuar në hetimet paraprake të policisë së kryeqytetit, dyshohet se shkak për aksidentin kanë qenë disa manovrime që po bënte motori.
Policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit që mund të kishte përfunduar tragjikisht.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment