Luiz Adriano, statistika të çmendura!

Shifrat e brazilianit të Shakhtar Donetsk janë të çmendura.
Nuk është Cristiano Ronaldo, as Lionel Messi që bëjnë komandën në UEFA Champions League me rrjetat e tyre sepse meteori Luiz Adriano po dikton ritmin e rrjetave gjatë këtij sezoni në kompeticionin më madhor të klubeve. Shifrat e brazilianit të Shakhtar Donetsk janë të çmendura. Në sfidën e parë përballë BATE Borisov, Luiz Adriano sigloi 5 rrjeta personale, ndërsa shtoi edhe tre të tjera në takimin e kthimit.
8 gola në dy ndeshje që nëse mblidhen me atë të shënuar ndaj Portos bëhen 9 në total në 4 sfida. Por nuk është ky rekordi i vetëm i bomberit brazilian pasi me 3 golëshin ndaj BATE-s ai u bë i pari lojtar që shënon një shifër të tillë golash brenda 7 minutave në historinë e UEFA Champions League, ndërsa barazoi Mazzolan dhe Messin me 5 gola në një ndeshje të vetme. Me 3 tre golësha në total ai barazon Messin, Mario Gomez dhe Inzaghin. Shifra të pabesueshme që vijnë nga Ukraina e largët. Paraqitja e shkëlqyer e Luiz Adrianos ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Brazilit, Carlos Dunga, i cili planifikon ta grumbullojë me kombëtaren Selecao gjatë miqësoreve të ardhshëm.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment