Kapen 20 kg heroinë në autobusin me sportistë të Durrësit!!!

Në Greqi janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mbi 20 kg heroinë, në autobusin me sportistë të Durrësit. Sasia e heroinës është sekuestruar në një autobus që vinte nga Stambolli, në doganën greke në pikën kufitare të Kapshticës. 
Policia greke ka gjetur 20 kg e 659 gram heroinë të fshehur në depozitën e kondicionerit të autobusit. Lidhur me këtë sasi droge, mediat greke kanë raportuar se autobusi transportonte futbollistë të Durrësit, të cilët vinin nga Stambolli drejt Shqipërisë, transmeton albeu.  
Automjeti kishte si destinacion Tiranën. Policia greke ka arrestuar dy shqiptarët të moshës 41 dhe 43 vjeç. Autobusi i linjës Stamboll-Tiranë është shoqëruar nga policia greke në Athinë, ku më pas është hapur dhe është gjetur sasia e lëndës narkotike.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment