Ja sa inteligjente janë sorrat (Video)

Sorrat përfunduan me sukses të gjitha testet për inteligjencën e tyre, gjatë një hulumtimi.
Disa shkencëtarë amerikanë mbetën të mahnitur nga inteligjenca e këtyre shpendëve, që arritën të njihnin edhe fytyrat e njerëzve.
Vëzhgimi tregoi gjithashtu, që ato janë të gatshme të përdorin gjëra të lehta, për të marrë atë që dëshirojnë. Këtë e kanë shfaqur në një video të realizuar nga “New York Times”.
Në video shfaqet një sorrë, e cila bën të pamundurën për ta marrë ushqimin që gjendej në një gotë me ujë, që fillimisht nuk mund ta kapte me sqepin e saj.
Vëzhguesit pranë gotës vendosën disa gurë të vegjël për të parë nëse ajo do të merrte ata për t’i hedhur në gotë, në mënyrë që niveli i ujit të rritej për të marrë ushqimin.
Sorra “lexoi” mendjen e vëzhguesve dhe përdori metodën me gurë, për të siguruar ushqimin që gjendej në gotën me ujë. E njëjta metodë me gurë u përdor edhe në disa teste tjera, në të gjitha sorrat përfunduan tekstin me sukses.
Sipas një studimi të kryer më parë, thuhet se sorrat janë në gjendje që të arsyetojnë si një fëmijë 7 vjeç.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment