Enrique ende nuk e ka zgjidhur formulën Suarez

Luis Enrique dëshiron ta nxjerr më të mirën nga Luis Suarez.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, nuk po arrin ende ta nxjerr më të mirën nga cilësitë e Luis Suarez.
Ai theksoi se po tenton ta gjej formacionin e duhur për t’ia mundësuar lojtarëve të tij që ta japin maksimumin.
“Ne kemi menduar si ta fusim Suarezin në formacion që kur ai u bashkua me Barcelonën. Ne po mendojmë si ta nxjerrim më të mirën nga lojtarët”, u shpreh Enrique.
“Por, jo gjithmonë të gjithë lojtarët janë në pozitat e tyre më të mira. Messi, Neymar, Suarez, Munir e Pedro mund të luajnë në disa pozita dhe ata të gjithë janë zgjidhje pozitive”, shtoi tutje trajneri i Barcelonës. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment