Derbi Manchesterit, Falcao jashtë, Toure i gatshëm për Cityn


Radamel Falcao do të mungojë kundër Manchester Cityt. Ka qenë ky lajmi i keq i marrë nga Van Gaal një ditë përpara ndeshjes më të rëndësishme të vitit për “Djajtë e kuq”.

Sulmuesi kolumbian ka marrë një goditje në kavilje në stërvitje dhe për këtë arsye do të mungojë për këtë ndeshje. Nga ana tjetër edhe Citi do të ketë probleme në këtë derbi, duke qenë se Pelegrini ka humbur shërbimet e mesfushorit David Silva.

 Spanjolli do të mungojë për tre javë. por lajmi i mirë për të është kthimi i Jaja Toure. Edhe ai ishte në dyshim për derbin pas një dëmtimi të marrë në ndeshjen e kupës kundër Njukasëllit.

 Por mesfushori nga Bregu i Fildishtë është riaftësuar në kohë dhe do të jetë rregullisht në fushë ndaj Unitedit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment