Del Bosque: Real-i mund ta fitojë sërish Champions-in!!!


Trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque thotë se Real Madrid-i është në formë të jashtëzakonshme dhe mund të fitojë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, në finalen e Berlinit që do të mbahet në muajin maj të vitit 2015. “Historia e Realit të Madridit është me të vërtetë shumë e gjatë. Në të shkuarën ata kanë përjetuar momente shumë të mira por nga ana tjetër kanë hasur edhe vështirësi. Aktualisht skuadra ndodhet në momentin e saj më të mirë dhe po arrin shumë suksese. Reali ka në dispozicion një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe drejtohet nga një trajner i madh kështu që unë mendoj se edhe në këtë vit ata janë në pozita të mira për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar në Uefa Champions League”, është shprehur Del Bosque.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment