Cana: Krenari të veshësh 80-të herë fanellën kuqezi!!!

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se është krenari të luash 80 ndeshje në fanellën kuqezi. Ai arriti këtë numër të paraqitjeve në barazimin 1-1 me Francën.  “Të luash 80 ndeshje zyrtare me këtë fanellë, këto ngjyra dhe këtë Kombëtare është krenari më vete. Faleminderit Zot, që jam duke përjetu këto emocione. Faleminderit për mesazhet e shumta mbështetëse prej jush, Shqipe. Ju dua krejtve dhe sytë drejt ndeshjes se ardhshme miqësore kundër Italise”, ka shkruar Cana. Ai ka falënderuar mbështetësit e tij gjatë gjithë karrierës me kombëtaren, prej vitit 2003, ndërsa ka premtuar se do të vijojë të përfaqësojë denjësisht fanellën kuqezi edhe në vazhdim, së bashku me shokët e skuadrës. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment