Barcelona ka fituar sfidën kundër Almerias, por ka vuajtur shumë.
Katalonasit të shtunën mbrëma në udhëtim mundën Almerian me rezultat 1-2, në kuadër të La Ligës spanjolle.
Ndonëse, të përzgjedhurit e Luis Enrique, gjatë gjithë ndeshjes e kontrolluan lojën, megjithatë, fitorja erdhi në çerekun e fundit të lojës.
Nikoqirët ishin të parët që me golin e Bifouma (37) kaluan në epërsi, rezultat më të cilën skuadra shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë të lojës, futbollistët e Barcelonës më të gjitha forcat e sulmuan portën nikoqire.
Dhe pas shumë e shumë tentimeve, Neymar (73) thyen mbrojtjen e Almerias duke barazuar rezultatin në 1-1.
‘Blaugranat’ nuk u ndalën vetëm më barazim duke e kërkuar edhe golin e fitores të cilën e shënoi Jordi Alba (82).
Barcelona më këtë fitore rikthehet në krye të tabelës më 25 pikë, një më shumë së Real Madridi, e cila sonte ndeshet me Rayo Vallecanon.
Blogger Comment
Facebook Comment