4 ushqimet që na shkurtojnë jetën!!

Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri njihen si sëmundje vdekjeprurëse, ndaj të cilave duhet të tregojmë kujdes maksimal. Ushqimi është një ndër faktorët që ndikon drejtpërdrejtë në shëndet dhe lidhur me këtë studiuesit këshillojnë që të qëndrojmë larg prej disa ushqimeve.  
Këto katër ushqime mund të kontribuojnë në shkurtimin e jetës tuaj. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kufizoni sa më shumë përdorimin e tyre, për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Mishi i përpunuar
Mishi i përpunuar është një tjetër ushqim i cili nuk këshillohet të konsumohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi nga studimi i kryer është vënë re që personat të cilët konsumonin më shumë se një herë në javë mish të përpunuar shfaqin më shumë rrezik për shëndetin e tyre se sa personat të cilët nuk janë konsumatorë të rregullt të tij.
Mishi i kuq
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq në hamburger apo në biftek ka qenë prej kohësh i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Përpiquni që konsumimi i mishit të kuq të jetë i kufizuar, duke e zëvendësuar atë me ushqime të pasura, si thjerrëzat apo bananet.
Alkooli
Ashtu si edhe mishi i kuq alkooli luan rol negativ në shëndetin e njeriut, duke sjell sëmundje kronike. Personat të cilët pinë në mënyrë të pa kontrolluar alkool kanë rrisqe të shumta, të cilat fillojnë që nga stresi, duke kaluar në një tjetër fazë më të avancuar. Bëni mirë që të kontrolloni sasinë e përdorimit të pijeve alkoolike, vetëm në këtë mënyrë do të mund të tregoni kujdes të vazhdueshëm për një shëndet të mirë.
Soda
Një studim i fundit i kryer me rreth 5.309 të rritur nga Instituti Amerikan i Shëndetit Publik evidenton se ata persona të cilët pinin soda me përmbajtje të lartë sheqeri, rrezikonin të plakeshin 4.6 vite më shumë se sa një individ i cili konsumon në mënyrë të kufizuar, raporton “Time”. Pirja e sodës ka pak a shumë efektet e plakjes që shfaq dhe pirja e duhanit. Studimet tregojnë se konsumimi i përditshëm i sodës është e lidhur 67 % për një rrezik më të madh të diabetit tip 2. Konsumimi i pijeve me shumë sheqer rrit artificialisht dëshirat për sheqer.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment