Vjedhja e energjisë, arrestohen 49 biznesmenë dhe 3 nga OSHEE-ja

Beteja me hajdutët e energjisë elektrike nisi të marrë formë dje. 52 persona në pranga dhe 7 në kërkim është bilanci i aksionit të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit që mbështet këtë operacion, ndërkohë që mes të arrestuarve është edhe një faturist i ndaluar në Tiranë. 

Në të gjithë valën e arrestimeve policia ka vendosur të mos bëjë publik emrat e sipërmarrësve të prangosur, ndërsa publik është bërë vetëm emri i faturistit, të cilit iu kanë referuar edhe letrat në prokurori për shpërdorim detyre. Të dhënat në lidhje me operacionin masiv kundër hajdutëve të energjisë është deklaruar një sërë zërash zyrtar, ndërsa publikisht nëpërmjet kamerave, këta zyrtarë, iu bëjnë me dije hajdutëve të energjisë së operacioni do të vijojë deri në shkëputjen e lidhjes së fundit të paligjshme në vend.
Operacioni sipas Policisë së Shtetit Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, nisën zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë shumë autorë t lidhjeve të paligjshme dhe të vjedhjes së energjisë elektrike. Gjatë këtij operacioni strukturat e Policisë së Shtetit kanë vepruar në terren në bashkëpunim me specialistët e OSHEEsë, përmes grupeve të përbashkëta, të cilët po ushtrojnë kontroll të plotë të territorit, duke filluar nga zonat me humbjet më të mëdha në rrjet dhe në çdo rast po kryejnë dokumentacionin për kapjen në flagrancë të vjedhësve të energjisë, duke bërë njëherazi dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Dje strukturat e Policisë së Shtetit është mbështetur OSHEE-ja në 283 raste. Pas kontrolleve të ushtruara deri në orën 19:00 është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 52 personave, kryesisht pronarë të subjekteve të biznesit, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 7 persona. Nga Policia e Tiranës janë arrestuar në flagrancë 21 pronarë të bizneseve të ndryshme, të cilët janë konstatuar që kryenin vjedhje të energjisë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, pronarë biznesesh që rezultojnë 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment