Valdano: Messi është lodhur!!!

Jorge Valdano, ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, e ka thënë se Lionel Messi nuk e ka më fuqinë e dikurshme.

Lionel Messi nuk është më ai që ishte dikur , derisa e ka humbur fuqinë dhe aftësinë për të thyer mbrojtjet e ngjeshura të skuadrave kundërshtare. Kështu mendon Jorge Valdano, ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit.
Messi është vënë në qendër të kritikave pas disfatës 3:1 në Santiago Bernabeu nga Real Madrid ku humbi disa raste të volitshme për shënim
“Duke shikuar ndeshjen në Bernabeu, Messi nuk më dukej i gatshëm. Pozita e tij në fushë ka ndryshuar, tani e ka për detyrë që më tepër të asistojë. Por, e ka humbur fuqinë e depërtimit në mbrojtjet kundërshtare, njësoj siç bënte në të kaluarën kur i zgjidhte ndeshjet.”, deklaroi Valdano për Mara.
“Në Kampionatin botëror e pamë se diçka kishte ndodhur me të, ai ecte në fushë. Nuk ishte në formë të mirë fizike dhe ndoshta për këtë arsye luan më prapa, që mos të lodhet së tepërmi”, theksoi ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment