Shpërbleu punonjësit me 8 milion dollarë, e kush s'do donte një pronar të këtillë?!

Biznesmen nga India, Savji Dholakia, i ka shpërblyer punonjësit e tij me shpërblime në vlerë totale prej 8 milion dollarë. Sipas lajmit të BBC, pronari i kompanisë Hrisikes ka shpërblyer 216 punojësit me performancë më të lartë që nga viti 2012, me 491 makina, 525 bizhuteri të shtrenjta dhe 200 apartamente, transmeton Albeu.com. Në mesazhin e publikuar, Dholakia, i cili është njëri ndër eksportuesit më të mëdhenj të diamantit në Indi, është shprehur: "Kjo kompani fiton falë punës tuaj. Ne mund të ecim vetëm nëse punonjësit tanë janë të lumtur", ka deklaruar biznesmeni nga India, Savji Dholakia. Punonjësi i kësaj kompanie, Naresbhai Maini, është shprehur se itin e kaluar ka marrë si shpërblim një makinë ndërsa sivjet bizhuteri. "Nuk mund ta përshkruaj gëzimin që kemi. Ata që vitin e kaluar morrën aparatament ose bizhuteri, sivjet morën makina", shprehet punonjësi Maini. Kompani në fjalë ka gjithsej 7500 të punësuar ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në SHBA, Belgjikë dhe Kinë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment