Shkenca e vërtetoi Adamin dhe Evën: Të gjithë kemi paraardhës të përbashkët! (Video)

Bibla thotë se Perëndia e krijoi njeriun nga dheu, se pastaj e krijoi Evën nga briri e Adamit, dhe se të gjithë njerëzit janë pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre. Dikush mund të besojë ose jo, por shkenca thotë se të gjithë njerëzit kanë të njëjtin mashkull dhe femër si paraardhës.
Nëse jeni fetar, para se të reagoni e interpretoni, lexojeni tekstin deri në fund.
Studimi i gjenetikës njerëzore, veçanërisht kromozomit Y - që kalon nga i ati tek i biri -padyshim ka konfirmuar se të gjithë njerëzit që jetojnë sot kanë të njëjtin mashkull për paraardhës. Simbolikisht, ky person quhet Adam dhe dihet që ka jetuar në Afrikë.
Adami nuk ishte i vetmi njeri i gjallë në këtë moment të historisë, por ishte i vetmi pasardhësit e të cilit kanë mbijetuar: linja familjare e bashkëkohësve të të tjerëve u shua në një periudhë të pacaktuar kohore.
Kur ka jetuar Adami? Kjo është një çështje rreth së cilës shkencëtarët kanë dilema. Studimet fillestare kanë treguar se ka jetuar rreth 59 mijë vite më parë, ndërsa disa të tjerë thonë para 142 mijë viteve. Ka nga ata që besojnë se kjo ka ndodhur para 200 mijë viteve.
Megjithatë, Adami i kromozomit Y-kromozonale dhe Eva mitokondriale (materiali gjenetik që bartet nga nëna tek të gjithë pasardhësit), nuk është e domosdoshme të ishin “burrë e grua”, por kanë jetuar të njëjtën kohë dhe në një periudhë ishin çift.
Njëjtë, është vlerësuar se Eva ka jetuar 100-200 mijë vjet më parë, por as ajo nuk ishte e vetmja femër në atë kohë, porse pasardhësit e pjesëtareve tjera të gjinisë së bukur nuk kanë mbijetuar. Edhe Eva ishte nga Afrika.
Është interesante të theksohet se ka shkencëtarë që besojnë se të gjithë evropianët janë pasardhës të një njeriu i cili kishte jetuar jo shumë kohë më parë. Disa thonë 600 vjet më parë, disa thonë njëmijë, dhe se pasardhësit e të tjerëve janë shuar!
Kjo teori është e diskutueshme në masë të madhe, edhe pse matematika është e qartë për lindjen dhe shuarjen e linjës së ADN-së: kushdo që ka jetuar në fund të mijëvjeçarit të parafundit dhe sot ka trashëgimtarë, është pasardhës i të gjithë evropianëve të gjallë. Pra, të gjithë mund të jemi pasardhës të Karlit të Madh, sepse e dimë që ai ka paraardhës. Me një logjikë të njëjtë, nëse mendojmë për tërë botën, atëherë kuptojmë se të gjithë euroaziatikët janë pasardhës të të njëjtit njeri që ka jetuar para 3500 viteve.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment