Shëndetësi falas? Beqaj: Nga 1 janari 2017, për 2015 barna 25-30% më lirë

Një nga kartat më të forta elektorale të Partisë Socialiste me të cilën erdhi në pushtet, premtimi për shendetësi falas, për Ministrin që udhëheq këtë sistem është i zbatueshëm.
Përkundër skeptikëve, Ilir Beqja, është i bindur se duke filluar nga 1 janari 2017 në terësinë e tij, ky shërbim do ofrohet falas. Por nëse për shqiptarët kjo nënkupton mosfutjen e dorës në xhep, Beqaj ka këtë filozofi:
“Shërbim falas nuk do të thotë të mos futësh dorën në xhep. Një sistem shëndetësor, me sigurimet apo i financuar nga taksimi i përgjithshëm duhet të funksionojë sipas një zinxhiri të sistemit të referimit”tha ai.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re Weekend” në RTV Ora News, Beqaj ndau një sërë çështjesh sensitive në sistemin tonë shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë tha se brenda javësh pritet të nisë kontrolli bazë për 900 mijë qytetarë rezidentë në Shqipëri nga moshat 40-65 vjeç, si hapi i parë drejt mbulimit universal.
“Sfida jonë është të kemi një pjesmarrje sa më të lartë nga këta 900 mijë persona dhe aty ku do ketë sëmundje që do zbulohet për herë të pare, sistemi të jetë në gjendje ta përfshijë me një mjek specialist për të gjithë trajtimin e nevojshëm.Do përpiqemi që në disa zona të largëta që gjatë dimrit janë të izoluara, këtë shërbim ta ofrojmë nga 1 maji në 30 shtator. Ndërsa të tjerët për të përballuar fluksin do të ftohen që ekzaminimin ta bëjnë brenda muajit të tyre të lindjes”.
Në intervistën e tij, Ministri foli dhe për problamatikën e tregut të barnave. Beqaj tha se në fund të tetorit nis negociimi me kompanitë prodhuese farmaceutike për çmimin e barnave për 2015, ku synohet mesatarisht një ulje e çmimit 25-30%. Se kur do të reflektohet kjo tek qytetari, ai thotë:
“Vitin e ardhshëm do fillojë të pasqyrohet me importet e 2015, kur të dalë lista e re e barnave të rimbursueshme, buxheti i spitalit do ta ndjejë kur të fillojë të kontraktojë dhe të prokurojë për nevojat e 2015.Qytetarët do të duan një farë kohe, pasi ende do ketë barna që janë futur me regjimin aktual, pra dhe në janar mund të ketë barna me çmimin e këtij viti”.
Lidhur me fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, Beqaj theksoi se synimi është kthimi në një ndërgjegjësim gjithëvjetor, për shkak se sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë kryesor i sëmundshmërisë dhe fataliteteve të parakohshme në vend.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment