Selanik, aksident i rëndë, kamioni përplas mbi 40 makina, 4 të vdekur, 23 të plagosur(FOTO)

Greqi – Katër persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti ‘gjigant’ të ndodhur gjatë ditës në autostradën Egnatia në Greqi, ku janë përfshirë më shumë se 40 automjete. Skuadra e zjarrfiksëve të zonës si dhe policia kanë rrethuar vendgjarjen për të bërë të mundur ndihmën e parë ndaj të plagosurve. Për shkak të punimeve për riparimin e krahut lindor të autostradës, automjetet që udhëtonin drejt lindjes ishin të detyruar të ndryshonin rrugë e të kalonin rreth 75 kilometra larg Selanikut. Por duket se dalja nga autostrda dhe kalimi në rrugën dytësore pranë qytetit të Verias, nuk ka qenë edhe aq e lehtë për një ‘kampion’ rumun, i cili nuk ka ngadalësuar sa duhej dhe ka goditur një makinë. Makina ka marrë flakë dhe është karamboluar me makinat e tjera që kishte para. Nga personat që kanë humbur jetën dy ishin femra, një mashkull, si dhe një trup i djegur që nuk është identifikuar ende.




Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment