Ngjarja në Serbi, Klosi kritika komisioneres

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka kritikuar komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku për mosreagim lidhur me ngjarjen e rëndë, siç e cilësoi ai, që ndodhi në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Duke shfrytëzuar momentin e raportimit të saj lidhur me Progres-Raportin, Klosi kërkoi sqarime për këtë mungesë reagimi.
“Shumë mirë që tek ne funksionon ky institucion por nuk e di a e keni ndjerë vetense do të duhet të ishit më të evidentuar në lidhje me atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit? S’ka pasur asnjë reagim nga institucioni juaj për një ngjarje që ka të bëjë me funksionimin, me atë që ju duhet të mbroni, mbrojtjen nga diskriminimi. Është e vërtetë që në Shqipëri ka probleme por për gjëra shumë më minore se ajo që ndodhi në Beograd”, - tha ai.
Në përgjigje të tij Baraku deklaroi se: “Ne kur trajtojmë një rast mundohemi që mos jemi ndikues në vendimet që merren dhe në momentin që është dhënë vendimi i UEFA-s ne po përgatisim një informacion për komisionerin e lartë për të Drejtat e Njeriut”. I pakënaqur nga kjo përgjigje Klosi theksoi se opinioni publik shqiptar, taksapaguesit por dhe kuvendi që e ka zgjedhur, prisnin një reagim. “Nuk mendoj se UEFA do ndikohej nga reagimi juaj por opinioni publik duhet të dëgjonte zërin tuaj”, 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment