Në SHBA ligj për dronët: Kush e fluturon mbi stadium dënohet me 1 v it burg

Nëse keni menduar të fluturoni një dron në stadiumet amerikane duhet të frenoni fantazinë! Administrata Federale e Aviacionit ka njoftuar se ky veprim do të ndëshkohet me burgim. Kjo është hera e parë që fluturimi i dronëve futet në listën e veprimeve kriminale, të ndëshkueshme me burgim.
Dronët dhe avionët e vegjël të telekomanduar janë të ndaluar të fluturojnë nën 900 metra lartësi nëse ndodhen deri në 4,5 kilometra nga një stadium apo pistë garash me makina.
Ligji që ndalonte fluturimet në këto lartësi pranë ambienteve sportive kishte hyrë në fuqi që në vitin 2009, por deri më tani nuk ishin përfshirë në të dronët dhe avionët e telekomanduar. Me sa duket, ngjarjet e fundit në Beograd dhe futja në toplistën e kërkimeve në Google të frazës “Dua të blej një dron” ka detyruar autoritetet amerikane të marrin masa që fluturimi i dronit të mos ndodhë në stadiumet amerikane.
Megjithatë, ky vendim nuk është pëlqyer nga vetë klubet sportive, të cilët duan të përdorin dronët për të regjistruar stërvitjet dhe për të bërë videoklipe të lojëtarëve.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment