Lind binjakë pa e ditur se ishte shtatzënë!!!


Gruaja kishte shkuar në spital për shkak të dhembjes së barkut

 Foshnjat lindën me një peshë prej vetëm 1,3 dhe 1.8 kg Një grua nga Ajova kishte pasur një përvojë të jashtëzakonshme javën e kaluar, kur shkoi te doktori për shkak të dhembjeve të barkut.

 Nuk kaluan shumë orë, e ajo u bë nënë e dy vajzave të mrekullueshme, pa ditur paraprakisht se ishte shtatzënë. Shelby Magnani dhe i fejuari i saj, James Croskey nga Ankeni,

Ajova, nuk e kishin idenë se Shelby ishte në muajin e gjashtë të shtatzënësisë, e lëre më se ishte shtatzënë me binjake. Lajm i papritur, por i mirë Ava dhe Anna u lindën me prerje cezariane të enjten e kaluar, me një peshë prej vetëm 1,3 dhe 1.8 kg, respektivisht.

 Jo vetëm që Shelby ishte shtatzënë me binjake, por ajo kishte një formë të rrallët shtatzënësisë, të quajtur binjakë monoamniotikë,
të cilët kanë një shkallë të mbijetesës prej vetëm 50%, për shkak se të dy binjakët kanë vetëm një placentë dhe qese amniotike, gjë që mund të çojë deri te komplikimet.

 “Kisha dhembje me të vërtetë të ashpra në anën e majtë dhe për këtë shkak shkova te mjeku.

 Aty më thanë se isha shtatzënë. Ata më thanë se isha në muajin e gjashtë të shtatzënësisë dhe kur ma bënë ultrazërin më thanë se kisha binjakë”, tregon përvojën e saj të çuditshme Shelby Magnani. 

“Ende nuk mund të besoj”, thotë i fejuari i saj, James Croskey, i cili ishte tronditur, por edhe gëzuar në të njëjtën kohë, pasi që kishte marrë lajmin e mirë, por të papritur.

 Dr. Jennifer Krupp nga Qendra perinatale e Ajovës tregon se, në rastet kur binjakët kanë vetëm një placentë dhe një qese amniotike, sikur në rastin e binjakeve Ava dhe Anna, shiritat e tyre kërthizorë mund të kurthohen, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, bile edhe vdekje. Binjaket janë monoamniotike

“Rreth një deri dy për qind të shtatzënësive janë binjakë, por edhe më i rrallë është rasti kur binjakët janë monoamniotikë.

 Ata kanë një placentë dhe një qese amniotike”, thotë Dr. Krupp. Më pak se 1% e të gjithë binjakëve janë monoamniotikë. Në rastet e shtatzënësive të këtilla, gruaja shtatzënë shtrihet në spital që në javën 24 deri 26 të shtatzënësisë,
 me qëllim të monitorimit të bebeve disa herë në ditë, për shkak të ekzistimit të rrezikut të madh nga vdekja të njërës, apo të të dyja bebeve.

 Magnani thotë se është e vetëdijshme sa me fat është që lindi binjaket shëndosh e mirë dhe që ato tani nuk kanë asnjë problem.

 Binjaket do të qëndrojnë gjashtë javë në spital, por nuk pritet që të kenë ndonjë problem. “Ende jam duke u munduar që ta kuptoj atë që ka ndodhur.

 Është frikësuese sa të rrezikshme mund të jenë këto shtatzënësi dhe jam e lumtur kur i shoh vajzat e mia shëndosh si molla”, thotë Magnani.

Ajo shton se ato të dyja janë mrekulli të vërteta, meqë ishin shumë gjëra që mund të shkonin keq, por që nuk shkuan ashtu.

 Doktorët presin që Ava dhe Anna të jenë të afta që të shkojnë në shtëpi me prindërit e tyre, vetëm pas disa javësh. Si Croskey, po ashtu edhe Magnani, ende janë duke u shkolluar në drejtimin e teknologjisë automobilistike. Ata kanë deklaruar se, pasi që ta mbarojnë shkollimin, planifikojnë që ta hapin biznesin e tyre.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment