Kthehen nga Anglia, gjejnë babanë të vrarë!!!

Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në Malësinë e Madhe, ndërkohë që ende nuk dihet autori i këtij krimi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj, ku trupi i Pashk Mujajt u gjet i pajetë nga dy djemtë e tij të sapo kthyer nga Anglia. Dy djemtë e 63-vjeçarit ishin shqetësuar për faktin se babai i tyre nuk u përgjigjej në telefon, dhe u kthyen në shtëpi duke gjetur të vrarë me armë zjarri të atin. Dyshohet se 63-vjeçari është vrarë dy apo tre ditë më parë. Në vendin e ngjarjes u gjetën gëzhoja automatiku, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe arrestimin e autorit apo autorëve të tij. Aktualisht ka dy pista në të cilat është fokusuar hetimi, pista e parë është ajo e vrasjes për shkak të grabitjes dhe pista e dytë është ajo e vrasjes për konflikte të dobëta
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment