Kapiteni Lorik Cana "thumbon" Platininë: Po të kishin thika tifozët?

Ngjarjet e ndodhura të martën në mbrëmje në Beograd kanë gjetur hapësirë edhe në mediat franceze, që janë përpjekur të rindërtojnë gjithçka ka ndodhur në stadiumin e Partizanit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Gazeta madhe franceze "L'Equipe" ka intervistuar kapitenin e kombëtares kuqezi, Lorik Cana, që ka rrëfyer atë që ka ndodhur: "Ka qenë një mrekulli që gjithçka ka ndodhur atë mbrëmje në Beograd ka përfunduar me vetëm gjashtë ose shtatë të dëmtuar nga ana jonë, me goditje në fytyrë, në qafë, në shpatull, me fraktura. Nëse keni parë me vëmendje fotot e disa prej lojtarëve tanë, do të kuptoni shumë gjëra. Ata janë me të vërtetë kafshë", - është shprehur ish-lojtari i PSG-së dhe Marsejës në kampionatin francez, aktualisht lojtar i Lacios. PYETJA "Çfarë do të kishte ndodhur nëse në vend të karrigeve ata huliganë që kanë zbritur në fushën e lojës të ishin me thika në duar? Është kjo pyetja e Canës, i cili me këtë kërkon të ironizojë fjalët e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, i cili deklaronte atë mbrëmje se droni mund të kishte pasur edhe bombë. "Jetët tona ishin në rrezik të madh. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit ka qenë një situatë lufte që nga fillimi deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes në minutën e 42-të. Shqiptarët u sulmuan nga çdo anë, ashtu si edhe nga forcat e sigurisë. Njerëzit që kishin për detyrë të siguronin jetën tonë, duke qenë se kishim ardhur për të luajtur futboll, në vend që të na afronin siguri dhe mbrojtje, na kanë goditur njësoj me huliganët", - ka përfunduar Cana. PLATINI Duket e çuditshme në fakt, por logjike mbase për historinë dhe politikën e kahershme. Numri një i UEFA-s, në momentin që ka kërkuar votën e Shqipërisë, jo vetëm që FSHF-ja ia ka dhënë me vendosmëri, por presidenti Armand Duka ka lobuar edhe në Ballkan e më gjerë për të votuar pro Platinisë. Dhe nga sa flitet, Duka i ka siguruar 4 vota bashkë me të vetën. Dhe vjen momenti kur "shkelet buka". Shqipëria nuk kërkon të na mbrojë Platini, por të paktën deri në momentin e vendimit të Komisionit të Disiplinës ai duhej të qëndronte asnjanës. Por Platini, si francez që është, ka dalë menjëherë në mbrojtje të Serbisë, duke u fokusuar vetëm te droni dhe jo te koret raciste. Përgjigja më e mirë ka ardhur nga Lorik Cana, i cili edhe njëherë tjetër deklaron se vetëm Zoti i ka mbrojtur atë natë në fushën e Beogradit nga tifozët huliganë.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment