Google prezanton Inbox, një mënyrë të re dhe e mençur për menaxhimin e emailave!!!


Google ka prezantuar shërbimin e saj më të ri të emailit, të cilin e ka quajtur Inbox. Shërbimi dhe aplikacioni përfshin përkujtimet, kombinimin e mesazheve të ngjashme në një vend, dhe dallimin e mesazheve më të rëndësishme. Me sa duket, Inbox është një kombinim i shërbimeve ekzistuese tashmë, përkatësisht aplikacioneve Mailbox dhe Google Noë. Funksioni i Inbox, Assists bashkangjet informacione të rëndësishme sikurse numrat e telefonit, oraret e punës apo hartat, të cilat i vendos si përkujtues dhe emaila. Për momentin, Inbox është shërbim që mund të aktivizohet vetëm me ftesa, mirëpo ju mund të kërkoni nga Google aktivizimin e shërbimit, përmes adresës inbox@google.com apo ta merrni një ftesë nga ndonjë mik i juaj që tashmë e ka shërbimin e aktivizuar. Shërbimi fillimisht do të ofrohet në ueb (vetëm në Chrome), iOS 7+ Android 4.1+. Google ka thënë se Inbox nuk do të jetë një zëvendësim i Gmail.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment