Klubi
Pas Giannina do t’i kërkojë shpjegime të hollësishme lojtarit të
Kombëtares shqiptare, Andi Lila, për incidentin gjatë ndeshjes kundër
Serbisë në Beograd. Pasi
është kryqëzuar nga mediat greke për faktin se mbrojti banderolen e
“Shqipërsse se madhe”, klubi i Giannina ka nxituar të dalë me një
deklaratë për shtyp. Drejtuesit
e skuadrës ku aktivizohet prej tri vitesh mbrojtësi shqiptar nuk
kërkojnë të nxitohen, por gjithsesi kanë theksuar se më parë dëshirojnë
të dëgjojnë versionin e Lilës për atë që ka ndodhur. Klubi
helen ka paralajmëruar se pasi të merret në pyetje lojtari, atëherë nuk
përjashtohet mundësia e penalizmin të tij. Sipas mediave greke, ajo që
ka bërë Ergys Kaçe me bluzën e UÇK-së është shumë pak në krahasim me
antagonizmin e Lilës në Serbi. “Pasi
helikopteri u ul me flamurin shqiptar, Lila ishte lojtari i parë që
shkoi për t’ia marrë nga dora Mitroviçit”, shkruante dje e përditshmja
më prestigjioze greke, “Goal Day”. Klubi i Pas Giannina doli me këtë qëndrim pas incidentit në Serbi, ku u përfshi edhe Lila. “Sporti
duhet të bashkojë popujt dhe kryesisht përmes lojës korrekte. Klubi ynë
është i trishtuar për atë që ndodhi në Beograd, pasi ato akte nuk i
shërbejnë vlerave universale të sportit. Pamjet televizive nga episodet e
trishtuara tregojnë qartë edhe futbollistin tonë, Andi Lila. Ne
shpresojmë se ky lojtar u përpoq për të qetësuar gjakrat dhe jo për t’i
hedhur benzinë zjarrit pas pranisë së fluturakes me flamurin shqiptar”,
shkruan në reagimin e klubit grek. “Është
e qartë se lojtari do të thirret menjëherë nga kryesia e klubit për të
shpjeguar sjelljen e tij në Serbi- Shqipëri. Duke marrë parasysh
sjelljen e tij, atëherë klubi do të vendosë për veprimet që do të
ndërmerren”, thuhej në komunikatën për shtyp të klubit helen. Ndërkohë,
mediat greke kanë aluduar se futbollisti mund të dënohet me një gjobë
për sjelljen që bëri në ndeshjen e Kombëtares, sepse ka prishur imazhin e
Janinës.
Home
/
News Shijoje
/
Sport
/
Futen në lojë edhe grekët e Janinës. I kërkojnë llogari Andi Lilës pse mbrojti simbolet
Blogger Comment
Facebook Comment