Femrat janë më pjellore gjatë hënës së plotë!!!


Një studim i ri ka treguar se plleshmëria e femrës, si dhe cikli i saj, kanë lidhje me fazat e hënës. Në tërë botën, ciklet kanë më së shumti të ngjarë që të fillojnë gjatë hënës së plotë, kur qielli gjatë natës është më i kthjellëti.

Në anën tjetër, një femër do të jetë më e pëlleshme gjatë hënës së re, kur ajo mezi vërehet. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si shaka, mjekët thonë se ekzistojnë shpjegime shkencore për një dukuri të tillë.

Drita ndikon në prodhimin e hormonit që përfshihet në rregullimin e ciklit mujor të gruas. Po ashtu, ka përparësi evolutive për një femër, e cila ka më shumë të ngjarë që të mbetet me barrë gjatë netëve më të errëta.

Specialisti i infertilitetit, Philip Chenette, pas analizës së të dhënave nga 8000 femra nga vende të ndryshme të botës, ka gjetur një lidhje të qartë midis kohës së ciklit të tyre mujor dhe fazave të hënës. Dr. Chenette thotë se kureshtja e tij ishte nisur nga fakti se cikli menstrual te gati çdo femër zgjatë katër javë – sa zgjat edhe koha midis dy hënave të plota.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment