Facebook lanson aplikacionin për biseda anonime të quajtur 'Rooms!!


Aplikacioni i ri i ndërtuar nga Facebook do t'i lejojë përdoruesit që të bisedojnë me të huaj nga e gjithë bota në mënyrë anonime, njoftoi kompania sot në një blog postim.

Rooms është një aplikacion për celularë, i cili operon ngjajshëm si me forumet e vjetëra online për biseda anonime, transmeton Lajmi.net.
 Ai i lejon përdoruesit që të krijojnë një bisedë private dhe të shpërndajnë fotografi dhe vegëza me tema të ndryshme, dhe t'i ftojnë të tjerët bazuar në interesat e përbashkëta.

Ndryshe nga Facebook, ky aplikacion nuk u kërkon përdoruesve që të vendosin emrin e tyre të vërtetë dhe nuk e gjurmon vendndodhjen tuaj të saktë.

 Në vend të kësaj, aplikacioni i lejon përdoruesit që të 'largohen pak nga vetja e tyre' e përditshme, dhe të lidhen me njerëz që kanë interesa të përbashkëta.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment