Emigrantët shqiptarë do të protestojnë para UEFA-s

Shqiptari që premtoi 1 milionë euro për Kombëtaren shqiptare nëse fitonte me Serbinë, Besnik Benzi, do të jetë në krye të një proteste masive me shqiptarë para godinës së UEFA-s në Zvicër.
Shqiptari që premtoi 1 milionë euro për Kombëtaren shqiptare nëse fitonte me Serbinë, Besnik Benzi, do të jetë në krye të një proteste masive me shqiptarë para godinës së UEFA-s në Zvicër.
Protesta është parashikuar të mbahet në fundjavë, por nuk dihet dita e saktë. Asaj pritet t’i bashkohen shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ato do t’i kërkojnë UEFA-s që të marrë një vendim të drejtë për dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në stadiumin e Partizanit të Beogradit më 14 tetor.
“Ne jemi duke organizuar një protestë para UEFA-s për të shtunën ose të dielën”, ka thënë Benz për gazetën kosovare “Express”.
“Do të kërkojmë drejtësi nga UEFA pas asaj që i bënë serbët Kombëtares”, shtoi më tej biznesmeni shqiptar nga Kosova.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment