Elbasan Arena” gati për përballjen, 20:45 Shqipëri-Danimarkë

Pak minuta na ndajnë nga ndëshja Shqipëri-Danimarkë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45. Qyteti i Elbasanit është tejmbushur me tifozë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga trojet shqiptare. I gjithë qyteti ka marrë ngjyrat kuq e zi, dhe rrugët janë të mbushura me tifozë, të cilët janë entuziast për fitoren e kombëtares shqiptare. Ndërkohë që atmosfera sa vjen dhe rritet, uniformat blu kanë marrë masat, duke ndërprerë edhe qarkullimin e mjeteve në rrugë. Ndërsa të pranishëm në Elbasan Arena, janë edhe figura të njohur të politikës shqiptare, mes tyre edhe kryeministri Rama. Gazetari Altin Sulçe sjell emocionet nga “Elbasan Arena” Gazetari Altin Sulçe i ndodhur LIVE në Elbasan Arena na përcjell emocionet e fillimit ndeshjes më nga afër, sipas tij gjithçka është gati për sfidën. Sulçe ka sjell edhe emocionet e personazheve të njohur, mes tyre edhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili është shprehur se Shqipëria ka motivin që sot të ketë një rezultat pozitiv. ”Ndihem i mrekulluar, mjedisi është në rregull dhe ambienti është krejt tjetër.Në futboll fiton më i miri. Besoj së shqipëria ka motivin për të pasur një rezultat poszitiv dhe për të shkuar drejt asaj ëndrre” Tifozët dhe tregtarët e zhgënjyer Por ka edhe nga ata të cilat janë zhgënjyer pasi biletat nuk erdhen në Elbasan, siç u premtua nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të pakënaqur janë edhe tregëtarët që përgjatë bulevardit të qytetit shesin flamuj e bluza, me simbolet kombëtare, megjithatë ata shpresojnë se ardhja e tifozëve nga Kosova do t’a ndryshojne situatën. Ajo që nuk mund të kalojë pa u vënë re janë forcat e shumta të policisë nga Drejtoria e Policisë Elbasan, si edhe perfocime nga Policia Tiranës edhe Garda e Republikës, të gjitha në gadishmëri për të mbikqyrur situatën.


Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment