Dedikim special për Aurelën, ja surpriza që përloti këngëtaren (FOTO LAJM)


Me rastin e ditëlindjes, dy fansat e Aurela Gaçes i kanë bërë një dhuratë speciale. Këngëtarja teksa rrëfen këtë surprizë është shprehur se ajo nuk e priste, ndërsa ka postuar edhe fotot në rrjetin social Facebook. "Surpriza që më befasoi e më lumturoi ...sepse erdhi nga nuk e prisja. Ka urim më të bukur? Kur ke ditelindjen zakonisht merr dhurata vetëm nga familja e miqtë e afërt. Por ja që më surprizoi këtë fundjavë një çift, një vajzë nga Tepelena e djali nga Çamëria @irsamajko @fjodorkulla. Ata na ndjekin prej dy sezonesh në Crazy Calvin dhe vazhdojnë t'a bëjnë edhe tani në sezonin e tretë. Më mahnitën, më mrekulluan, e aq më tepër që çdo gjë e kishin zbukuruar me detaje. Dhe torta e bërë nga vetë duart e Irsës. Si mundem t'ju falenderoj përveçse ja u kthefsha dashurinë vetëm me dashuri. Ju falenderoj nga thellësia e shpirtit", ka shkruar Aurela




Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment