Çka e eksiton mashkullin, por që nuk ka lidhje me seksin?


A keni dëgjuar ndonjëherë për “ereksionin dashuror”? Është ajo ndjenja të cilën e kanë meshkujt e dashuruar derisa e vështrojnë të dashurën e tyre në situatat të cilat u pëlqejnë.

Në vijim, 8 situata absolutisht seksuale të cilat mashkullin e eksitojnë dhe e bëjnë që të dashurohen edhe më shumë me ju!

Kur vjen në shtëpi dhe e prisni me darka të pasura dhe të shijshme
Thirreni spontanisht në darkë, dhe ai pa dyshim do të fascinohet kur do ta prisni në darkën të cilin e keni gatuar vetëm për të! Epo, kur ndodh kështu, shfrytëzojeni rastin dhe nganjëherë kënaqeni – ai do të dijë t’ju vlerësojë për këto surpriza.

Derisa ju jeni duke e mbajtur foshnjën në prehër
Edhe pse nuk të planifikoni së shpejti familjen, ndërkaq ai shastiset kur menstruacionet ju vonohen dy-tri ditë, shfaqja e papritur juaja dhe e fëmijës në prehër do të nxisë tek ai plotësisht një shpërthim të ri dhe ndjenja shumë të buta.

Kur është i sëmurë, ndërkaq ju ia sillni supën në shtrat
Kur është i lëndueshëm, jini e kujdesshme ndaj tij, kryejeni ndonjë obligim në vend të tij dhe patjetër përgatisni supë pule. Do të kënaqet!

Kur i dhuroni diçka pa ndonjë shkak
Është shumë mirë kur merr dhuratën për përvjetor, ditëlindje, Ditën e të dashuruarve, etj., mirëpo dashurinë e vërtetë e tregoni kur i bëni dhuratë pa ndonjë shkak.

Kur gatuani bashkë
Pothuajse është e pamundshme të qëndroni në shtëpi, të filloni të gatuani dhe të ushqeheni bashkë, e të mos e shndërroni këtë aktivitet në një argëtim romantik.

Kur bëni “luftë me gudulisje”
Secili çift ka klubin e vet sekret luftarak, sepse kur e gudulisni, rrokulliseni nëpër shtrat, qesheni me tërë zërin dhe silleni krejtësisht si një çift që nuk i ka vënë kufijtë, shpërthimi i endorfinës do të vërshojë tërë trupin tuaj, ndërkaq ju do të ndiheni shumë të afërt dhe fantastikë me njëri-tjetrin.

Kur flini në gjoksin e tij
Dihet që nuk është edhe aq rehatshëm, por ofroni kënaqësinë së paku ndonjëherë. Sepse kur ai të zgjohet para jush dhe t’ju shohë ashtu të puthitur në kraharorin e tij, dashuria do të shpërthejë sikur fishekzjarr.

Kur ia lini porosinë simpatike
Mos bini në “grackën” e “mashkullit të vrazhdë”, pothuajse secili mashkull në vete fsheh natyrën e butë dhe që ndihet i mrekullueshëm kur gjen porosi simpatike romantike, madje mu në komodinën pranë shtratit të tij.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment