Cana rrezikon përjashtimin nga 6 në 18 muaj

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana rrezikon të dënohet nga UEFA me përjashtim nga futbolli nga 6 deri në 18 muaj për shkak të përfshirjes së tij në incidentin e ndeshjes kundër Serbisë në Beograd. Lajmi publikohet nga mediat italiane sipas të cilave Kapiteni Cana rrezikon të dënohet ashpër nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Qendërmbrojtësi i doli në mbrojtje sulmuesit Bekim Balaj i cili u godit me një karrige në kokë nga një huligan serb, por ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë atij. Po sipas mediave italiane Cana nuk do të lejohet të luajë në të gjitha nivelet, si me ekipin Kombëtar ashtu edhe tek skuadra e tij, Lazio. Vendimi përfundimtar rreth rastit do të merret nga UEFA më 23 tetor.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment