Cana e Xhaka, Qytetarë Nderi të Mitrovicës!!!

Taulant Xhaka dhe Lorik Canado të bëhen Qytetarë Nderi të Mitrovicës dhe këtë e ka thënë kyretari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Futbollistët Xhaka e Cana janë krenaria e Kombit tonë. Ndonëse u gjendën në një ambient tejet armiqësor, ku turmat kërcënonin shqiptarët me heqje të kokave dhe ku ishin të rrezikuar seriozisht, ata për asnjë moment nuk u hamendën për të mbrojtur simbolet dhe figurat më të shquara të kombit që i përkasin. Sjellja e këtillë e tyre është për admirim, prandaj edhe vendosa që të filloj procedurat për dedikimin e titullit ‘QytetarNderi i Mitrovicës’, për Taulant Xhakën dhe Lorik Canën”, thotë kryetari Bahtiri.

Kreu i Mitrovicës është thellë i bindur se qytetarët e Mitrovicës do ndjehen tepër krenarë që këta dy futbollistë të shkëlqyer, por para së gjithash patriotë të vërtetë, do të shpallen qytetarë nderi të Mitrovicës.

Futbollistët Xhaka e Cana, do të njoftohen zyrtarisht për këtë nismë dhe në koordinim me ta, natyrisht pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj, do të caktohet dita kur në mënyrë solemne do t’u dorëzohet titulli.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment