Çaji kamomil ndihmon në dobësim

Kamomili është një nga bimët më të njohura shëruese, e cila që nga lashtësia përdoret për shkak të ndikimeve pozitive dhe të dobishme në trupin e njeriut. Sot gjithnjë e më shumë përdoret për trajtimet natyrore për probleme të ndryshme.
Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është që kamomili mund t’ju ndihmojë që të dobësoheni më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë të balancuar (dhe njëkohësisht t’i zvogëloni problemet siç janë dhimbja akute menstruale, reuma dhe pagjumësia). Megjithatë, mos mendoni që çaji i kamomilit është ilaç çudibërës për dobësim, nuk ekziston një gjë të tillë, por mund t’ju shërbejë si ndihmë në ushqyerjen e shëndetshme, mënyrën e balancuar të jetesës dhe arritjen e peshës së shëndetshme. I pasur me kalcium, magnez, kalium dhe vitaminën A, çaji nga kamomili me të vërtet mund të jetë aleat i rëndësishëm në dobësim.
Përgatiteni pijen nga kamomili
Te çaji nga kamomili e rëndësishme është doza. Ҫaji nuk guxon të jetë shumë i fort (për së tepërmi çaj/shumë pak ujë/çaji qëndron shumë gjatë në ujë) sepse mund të ndjeni peshë në stomak, të përziera dhe marramendje. Për një filxhan çaj mjafton një lugë e vogël i lules së thatë. Kamomilin nuk e ziejmë, por vetëm e qesim në ujë të nxehtë.
Çaji mund të jetë i ftohët ose i nxehtë, por mos e ëmbëlsoni me sheqer. Nëse duheni të përdorni diçka, le të jetë mjalti (të cilin mund ta shtoni vetëm në çaj të ftohët ose vakët sepse për ndryshe humb veçoritë më të vlefshme ushqyese). Mund të shtoni edhe pak lëng limoni, për shije shtesë, por edhe për djegie të përshpejtuar yndyrave. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe përmban substancat që përshpejtojnë dhe stimulojnë metabolizmin.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment