Bushati: Kërkova takim me Daçiç, nuk ishte i disponueshëm

Duke marrë shkas nga incidentet e shumta që ndodhen para dhe pas fillimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, në stadiumin “Partizani”, në Beograd, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kërkoi një takim me homologun e tij serb, Ivica Daçiç, gjë e cila u refuzua nga ky e fundit. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ministri Bushati, në një dalje publike para mediave, fill pas një takimi që mbajti në ambientet e Ministrisë me ambasadorët. “Menjëherë pas njoftimit u morëm masa për adresimin e situatës. U instruktua ambasadori jonë në Beograd për të kontaktuar me autoritet serbe dhe për udhëtimin e shtetasve shqiptare të lirë. Kam kërkuar një drejtpërdrejtë një takim me homologun serb, pasi nuk u realizuar për shkak të mosdiponilitetit nga pala serbe. I kërkuam palës serbe të tregonte maturi dhe vetëpërmbajte, dhe mos të përdoret politikën për këtë rast. Lidhur me ketë indicet kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët”-tha Bushati. Duke bërë një prezantim të të gjithë ngjarjes dhe incidenteve që ndodhën dje në fushën e gjelbër në Beograd, Bushati ka dënuar çdo akt dhunë që u ushtrua ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, dhe tifozëve të saj. “Në orën 20:45 në fillim të ndeshjes Serbi-Shqipëri, në prani të autoriteteve të larta serbe tifozët serb kanë përdhosur himnin e Shqipërisë. Madje dhe tifozët serb, poshtë tribunës vip, përsëriten gjeste të ulta dhe thirrje të tilla. Më pas tensioni i kalojë situatës, duke hedhur banderolat. Më pas, situata ka degraduar me ushtrimin e dhunës nga ana e huliganëve madje dhe përfaqësues të sigurisë serbe, u sulën kundër futbollistëve shqiptar. Këto janë fakte, përmes fotove, që kanë bërë xhiron e botës. Më pas, djemtë e Kombëtares, shoqërues, gazetarë, u gjendën në një situatë të nderë dhe tensioni. Në rrethana të tilla personeli i Ambasadës tonë në Beograd u instruktua për të marrë masat. Por përpjekjet tona nuk gjetën përpjekje nga ana e homologëve serb. Më pas Ministria e Punëve të Brendshme i kërkoi siguri shtetit serb për siguri të shtetasve tanë.”-shtoi Bushati. Duke mos mjaftuar me kaq, Bushati bëri me dije se për rreth 1 orë futbollistët dhe shoqëruesit, madje dhe gazetarët janë bllokuar në aeroportin e Beogradit. “Në aeroportin e Beogradit, u bllokuan për rreth 1 orë në aeroport futbollistët dhe gazetarët. Ministria e dënon dhunë dhe keqinformimin e palës serbe. Mikpritja u mëkëmbën si asnjëherë tjetër me sjellje ksenofobe. Urrejtja e shfaqjes haptas ndaj simboleve tona kombëtare u dëshmuan dje. Jemi të ndërgjegjshëm për dallimet që ekzistojnë mes nesh, por dhe shumë të ndërgjegjshëm për rolin tonë në vendosjen e balancave në Ballkan.”-bëri të ditur ministri Bushati. Ministri i Punëve të Jashtme, duke shprehur qëndrimin e politikës shqiptare, theksoi se autoritetet serbe duhet të zbardhin me përpikëri ngjarjen. Bushati nuk ka kursyer dhe faktet se ‘në vend që të bëhet propagandë, nuk duhet të këtë asnjë keqinformim për palën shqiptare. Ftojmë autoritetet serbe dhe të evitojnë keqinformimet. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të dënojnë pa asnjë ekuivok pas asnjë mbajtje ane të nxjerr në pah të vërtetën. Në vend të propagandës të mos bëjë asnjë keqinformim për palën shqiptare. I bëj thirrje dhe UEFA të zbardh ngjarjen. I bëj thirrje gjithë shqiptarët që të mos bien preh e provokimeve dhe të qëndrojnë larg rasteve të tilla.”-bëri të ditur Bushati. Kryediplomati Ditmir Bushati tha se nëse autoritetet serbe kanë pretendime për sjelljen e shqiptarëve në stadium, “rruga se si mund t’i adresojnë pretendime të tilla është përmes fakteve dhe provave dhe jo përmes propagandës së zyrës së kryeministrit apo ministrit të Jashtëm”. Ministri Ditmir Bushati theksoi rëndësinë që ngjarje si ajo e djeshmja në Beograd të mos shfrytëzohen nga segmente të caktuara për synime që nuk kanë lidhje me perspektivën e përbashkët të rajonit. “Shqipëria dënon të gjitha aktet e dhunës që shoqëruan këtë ndeshje, nga aeroporti i Beogradit, para gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes. Kërkojmë distancimin ndaj akteve të dhunës dhe akteve të urrejtjes. Më vjen keq që edhe Ivica Dacic ashtu si kryeministri Vucic nuk kanë gjetur ende kurajën për të denoncuar të gjitha incidentet. pas incidentit që ndodhi në stadiumin Genovas pak kohë më parë, kryeministri Dacic deklaroi në atë kohë se Beogradi nuk do të lejonte kurrë të ndodhte diçka e tillë.”- u shpreh ministri Bushati. Vizita e kryeministrit Rama në Beograd Duke u ndalur tek vizita e Kryeministrit Edi Rama më datën 22 tetor në Beograd, ministri Ditmir Bushati theksoi se të gjitha opsionet për këtë takim janë të hapura. “Për shkak të vizitës së Kryeministrit në Serbi, qëndrimi i qeverisë shqiptare është i qartë. Ne nuk duam ti përziejmë këto çështje. Qëllimi dhe objektivat e vizionit të qeverisë shqiptare dhe vizitës së pritshme të kryeministrit Rama është i kthjellet dhe i qartë. Por të gjitha opsionet janë të hapura.”-tha Bushati. Arrestimi i vëllait të kryeministri Rama?! Bushati: Asnjë konfirmim nga pala serbe Një tjetër çështje që ishte në fokus të mediave serbe, por dhe atyre shqiptare, ishin dhe aludimet për një arrestim të mundshëm të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në Beograd. Bushati theksoi se nuk ka pasur asnjë konfirmim se autoritetet serbe kanë arrestuar vëllain e kryeministri Rama. “Përpara se ti referohemi Olsit Rama si vëllai i kryeministrit, ai ka qenë si qytetar i zakonshëm dhe thjesht e grupit të njerëzve që ishin në tribunën Vip. Nuk ka asnjë konfirmim nëse Olsi dhe ndonjë tjetër të jetë arrestuar nga autoritet serbe dhe është spekulim nga ana e mediave serbe. Dua ti bëjë thirrje mediave shqiptare që të jeni në lartësinë e detyrën për të gjitha referimet për ndeshje e djeshme.”-tha ministri Ditmir Bushati.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment