Brazili mposht 2-0 në miqësore Argjentinën

Miqësorja e zhvilluar sot në Pekin mes Brazilit dhe Argjentinës i ka buzëqeshur skuadrës së “Seleçaos”. Ekipit të drejtuar nga Carlos Dunga i ka mjaftuar dopieta e Diego Tardellit për të mposhtur 2-0 Argjentinën.
Sulmuesi 29 vjeçar i cili ka dhe besimin e trajnerit, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të dhe 64-ën duke hedhur poshtë të gjitha përpjekjet e Lionel Messit me shokë për të lënë gjurmë në këtë takim.
Lionel Messi ka humbur edhe një penallti në minutën e 42-të të takimit. Në fushë nga minuta e parë kanë qënë të dy yjet e Barcelonës, Neymar dhe Messi, por asnjë prej tyre nuk ka mundur të tregojë aftësitë e tij. Vetëm 3 ditë më vonë, Brazili do të përballet me Japoninë në Singapor, ndërsa Argjentina ndeshet me Hong Kongun.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment