Atmosferë e qetë në Beograd

Atmosferë e qetë në Beograd në ditën e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Sipas asaj që raporton gazetari i SuperSport Ylli Aga, në kreqytetin serb është e vështrië made të dallohet se luhet një ndeshje mes dy përfaqësueseve.

Forcat e sigurisë madje janë larguar nga hoteli ku akomodhet kombëtarja dhe situata vijon të jetë krejtësisht normale.

 Ai konfirmon faktin se disa tifozë shqiptarë kanë arritur të pajisur me bileta por duke u treguar skeptik në lidhje me mundësinë e një tifozerie të zhurmshme në stadiumin e Partizanit, ndersa mohon edhe mundesine e shfaqjes së simboleve tona kombëtare në stadium.

 E qetë dhe pa asnjë ngacmim të jashtëm kombëtarja kuqezi ka vijuar programin stërvitor normalisht me nje seance në orët e paradites, ndërkohë që këtë mbrëmje pritet të zbresë në fushë e njëjta skuadër që barazoi të shtunën e kaluar 1-1 me Danimarkën në "Elbasan Arena".
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment