Absurdi i policisë serbe:Droni u komandua nga një lojtar kuqezi !!!!

Pas akuzave se ishte vëllai i kryeministrit Rama ai që komandoi flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi fushën e blertë të Beogradit, policia serbe vjen me një tjetër version po kaq absurd. Sipas shefit të drejtorisë së policisë në Beograd Miladin Despotović, valëvitja e flamurit kuqezi me Shqipërinë etnike është komanduar nga fusha nga një futbollist i kombëtares sonë. Por zyrtari i policisë serbe në këtë rast nuk jep emrin e futbollistit që sipas tyre kanë ngritur flamurin. Sipas gazetës serbe G92 që citon kryepolicin serb, telekomanda u gjet më pas në posedim të delegacionit tonë në Serbi. Në versionin e parë, autoritetet serbe, të cituara nga mediat e Beogradit, akuzuan Olsi Raman, vëllain e kryeministrit shqiptar se e kishte komanduar ai flamurit. Olsi Rama ndodhej në tribun VIP të stadiumit “Partizani” në Beograd për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri bashkë. Në intervistat që vëllai i kryeministrit ka dhënë për rrjete të rëndësishme televizive, si CCN, VOA etj, ka shprehur neveri për akuzat e ngritura ndaj tij ndërsa i ka cilësuar totalisht të pavërteta. Sipas Ramës, ai ka qenë duke fotografuar me telefon ndeshjen dhe se në jetën e tij nuk kishte komanduar ndonjëherë dron. Flamuri u valëvit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e 14 tetorit 2014 dhe përbri hartës së Shqipërisë etnike ishin dy heronjtë tanë kobmëtare Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Serbia gjeti dronin, merret ne pyetje tifozi qe e nxorri nga stadiumi Droni që futi flamurin me hartën e “Shqipërisë së madhe” në stadiumin Partizani të Beogradit është në duart e policisë. Sipas gazetës serbe “Kurir” që citon burime jozyrtare, droni është gjetur në qytetin e Pançevës, ndërsa tifozi serb që e kishte marrë ndodhet në ambientet e policisë ku po merret në pyetje. “Kurir” thekson se shumë shpejt do të ketë hollësi të tjera për këtë ngjarje. Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic, ka dekluar se droni do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nëse është ai që u përdor në ndeshje, ndërsa më pas raporti do t’i përvillet prokurorisë. Personi i cili u fotografua duke tërhequr dronin mendohet se është pjesë e grupit të tifozëve të drejtuar nga Ivan Bogdanoviç ultrasi serb i cili dogji flamurin shqiptar në ndeshjen Itali- Serbi në tetor të 2010-ës.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment