355 Magazine": Ja 7 arsyet pse duhet dënuar Serbia

Ndërsa një pjesë e madhe e mediave të huaja janë përqendruar te flamuri i "Shqipërisë Etnike" të shfaqur në stadiumin "Partizan" të Beogradit, "355 Magazine" jep 7 arsye pse Serbia është fajtore dhe duhet ndështuar për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ja shtatë pikat ku mbështetet media britanike në fjalë: 1. Tifozët shqiptarë nuk u lejuan të marrin pjesë në ndeshje. Autoritetet serbe thanë se do të arrestojnë të gjithë ata që tregojnë simbol të ekipit mik, kufizim i paparë në futboll. 2. Turma serbe thërriste: "Ubij, ubij shiptar" (vrisni, vrisni shqiptarët). Tifozët serbë shfaqën Millosheviçin. 3. Stadiumi u mbush me parulla politike nacionaliste serbe, si "Kosova është Serbi" dhe slogane të tjera në lidhje me Bosnjën dhe Kroacinë. Tifozët serbë vërshëllyen himnin shqiptar. 4. Objekte të forta dhe fishekzjarre u hodhën drejt lojtarëve shqiptarë edhe para se të fillonte ndeshja. 5. Ivan Bogdanov, huligan serb, i cili udhëhoqi në 2010-ën trazirën në Itali, është parë në fushë. Duhej të ishte në burg dhe jo në fushë. 6. Flamuri i NATO-s është djegur edhe në Beograd natën e ndeshjes (Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, Serbia është zyrtarisht kandidate për BE). 7. Ekipi kombëtar shqiptar luajti futboll, madje mund të kishte shënuar, nuk provokoi lojtar apo tifoz serb në asnjë moment, edhe kur u është vërshëllyer himni apo u janë hedhur fishekzjarre te këmbët.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment