Vjedh paratë e restorantit për t’i paguar operacionin plastik të dashurës

Scott Austin 28 vjeç ka vjedhur rreth 4000 paund nga fast-food-i ku ai punonte, për të paguar operacionin plastik së dashurës së tij e cila dëshironte të rriste numrin e gjoksit.

Në të vërtetë kur Scott i tha të dashurës se donte të ndahej, ajo e kërcënoi se do ta denonconte në polici për mos pagimin e energjisë elektrike nëse ai nuk i gjente paratë për të bërë operacion rritjen e gjoksit.

Vjedhja e parave nga i riu vazhdoi për rreth 5 muaj derisa pronarët panë një video në të cilin Scott fuste lekët e xhiros në xhep dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Avokati i tij shprehet se Scott nuk ka futur asnjë qindarkë në xhepin e tij pasi ia merrte menjëherë e dashura, e cila në momentin e arretimin u zhduk nga sytë-këmbët për t’i shpëtuar drejtësisë, shkruajnë mediat e huaja. Scott u la i lirë nga gjykata pasi pagoi gjobën prej 3000 paundë pronarëve të lokalit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment