Versioni i ri Skype 5.5 për iOS do të ketë njoftime më interaktive


Skype ka lëshuar versionin më të ri të aplikacionit për iOS në dyqanin online iTunes App Store. Falë përmirësimeve të iOS 8, Skype 5.5 tashmë do të ketë njoftime interaktive. Këto njoftime ju lejojnë që të menaxhoni më thjesht thirrjet dhe mesazhet pa nevojën për të hapur aplikacionin.

 Për një thirrje, e cila mund të vij nga aplikacioni Skype, ju mund të rrëshqisni gishtin tuaj majtas për të vendosur më pas nëse do të përgjigjeni apo jo, pa nevojën për të hapur fillimisht Skype-in. Për sa u përket thirrjeve me video ju mund të zgjidhni fare thjeshtë nëse dëshironi që ky komunikim të ketë vetëm zë apo të jetë i shoqëruar edhe nga video.

Për sa u përket thirrjeve të humbura ju mund të zgjidhni midis dy opsioneve, për të telefonuar mbrapsht ose për të dërguar një mesazh. Në momentin që ju vjen një mesazh me tekst, vlen e njëjta gjë si tek thirrjet nëse ju doni të përgjigjeni, gjithçka që ju duhet të bëni është që të rrëshqisni gishtin majtas e më pas të shkruani tekstin e mesazhit.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment