Verizon do të ofrojë një iPhone 6 nëse në këmbim i jepet një iPhone 5

Pak orë pasi Apple lançoi produktet e saj më të reja, Verizon njoftoi se do tu jepte përdoruesve të saj një iPhone 6 në këmbim të një iPhone 5 dhe një kontrate 2-vjeçare. Lajmërimi erdhi pasi kritikët të spekulonin se iPhone 6 duke filluar nga 199 $ me një kontratë 2-vjeçare nuk do të ishte aq konkurrues në treg për arsyen se shumë kompani shitjeje eliminojnë kontratat dhe shërbimet e premtuara nga kostot e produktit. Klientët që shesin një iPhone4, 4S, 5, 5S, 5C në kushte përdorimi do të marrin një kartë dhuratë 200$ për ti ndihmuar të blejnë versionin e ri. Duket se Verizon nuk i ka praktikuar format e reja të promocionit duke ngelur tek kontratat tradicionale. Kompania u shpreh se hedhja në treg e pajisjeve të reja janë një faktor madhor për klientët që duan të ndërrojnë kompaninë telefonike. Meqenëse tregu po zgjerohet gjithnjë e më shumë nga prurjet e reja, kompanitë telefonike kanë konkurruar fuqishëm për të tërhequr sa me shumë klientë. Të hënën T-Mobile njoftoi se do të konkurronte fuqishëm çdo kompani tjetër dhe do tu jepte klientëve një kartë dhuratë 50 $ gjithashtu.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment