Vendi i deputetëve është në parlament…por ndonjëherë ndodh edhe kështu (VIDEO)

Të tallesh me jetën e qytetarëve asnjëherë nuk është një vendim i zgjuar për një ligjvënës dhe herët a vonë “do të marrësh kusurin”.

Një turmë në hyrje të godinës së parlamentit ukrainas hodhi në koshin e mbeturinave deputetin Vitaly Zhuravsky. Ky i fundit është një ish-anëtar i partisë së presidentit të rrëzuar nga protestat popullore, Viktor Janukoviç.

Përveç angazhimit të tij në krah të presidentit që populli ukrainas e fajëson së bashku me Moskën për krizën që shpërtheu në lindje të vendit, Zhuravsky është bërë disa herë nismëtar i ligjeve të kontenstuara për shkelje të të drejtave të njeriut. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment