Të pasurit do të jetojnë pa kufi

Në vitin 2050 nuk do të jetë më problem sëmundja dhe plakja. Të pasurit do të mund të jetojnë pa limit, ndërsa të varfërit do të vdesin si gjithmonë, por do të argëtohen me drogë dhe video-lojëra.”

Ky është mendimi i Yuval Noah Hararit, profesor historie në Universitetin Hebre të Jeruzalemit. Specialist në historinë mesjetare dhe ushtarake, profesori thotë për ‘EFE’ se avancimi i teknologjisë do të lejojë që evolucioni të kalojë në dorën e njeriut.

“Do të ketë njerëz të pasur të cilët do të mund të paguajnë për një kontroll teknik total të trupit të tyre çdo 10 vite dhe kjo do i lejojë të shmangin vdekjen. Nuk do të jenë të pavdekshëm, pasi mund të vdesin në një aksident rrugor ose të vriten me armë të ndryshme, por jeta e tyre nuk do të ndikohet më nga sëmundjet apo mosha e thyer”, shpjegon profesor Harari.

Yuval Noah Harari vë në dukje se ndërmarrje “shumë serioze” si Calico po punojnë “fort” për këtë gjë. Calico është një kompani e themeluar nga drejtori aktual i inxhinierisë së Google-it, Raymond Kurzweil.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment