Shqipëria do të përballet në miqësore me Italinë

Miqësorja e kërkuar me aq ngulm nga tekniku i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi më në fund do të bëhet realitet. Kuqezinjtë do të luajnë më 18 Nëntor me Italinë. FSHF ka konfirmuar negociatat për zhvillimin e një ndeshjeje në Firence, ndërkohë që dhe në mediat italiane, një ditë më parë qarkullonin zëra për një miqësore të mundshme me kuqezinjtë.
Negociatat kanë nisur pas një bisede mes trajnerit të kombëtares sonë me atë të Italisë, Antonio Conte, ndërsa më parë dhe FSHF gjithashtu i kishte bërë kërkesë Federatës Italiane të Futbollit për të luajtur një ndeshje miqësore mes tyre.
Kjo do të jetë një ndeshje luksi për të gjithë tifozat Shqiptarë, pasi Italia ka qenë gjithmonë një kundërshtar i preferuar për ekipin tonë Kombëtar. Edhe për trajnerin De Biazi do të jetë një sfidë e veçantë pasi do të përballet ndaj vendilindjes së tij, edhe pse në një ndeshje miqësore.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment