Shokohen mjekët, foshnja lind me dhëmbë (FOTO LAJM)

Një foshnje ka shokuar mjekët sikurse edhe familjen e saj pasi lindi me dy dhëmbë të formuar. Ndërsa e ëma e saj është shprehur se kjo është edhe e trashëguar pasi edhe anëtarë të tjerë kanë lindur me dhëmbë, kjo gjë aktualisht përbën një shqetësim për të. Nëna e vajzës së vogël është rrëfyer më tej se dhembët i'a kanë hequr tre ditë pasi ajo lindi, ndërsa pritet të shihet në vazhdimësi se si do të jetë gjëndja shëndetësore e saj. Ajo ka pranuar se është e shqetësuar në lidhje me ushqyerjen me gji të vajzës së saj. Rose Esme Pullen shtangu infermieret dhe mamanë e saj në Spitalin Universal të Wales në Cardiff me dhëmbët e saj të qumshtit. Rose lindi në orën 09:58 të mëngjesit në datën 22 gusht, me peshë 3.2 kilogram dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e spitalit me dhëmbët e saj. Foshnja Rose nuk është e para në familje që lindi me dhëmbë, pasi dhe gjyshja e saj nga ana e nënës kishte lindur me një dhëmb të përparmë http://www.albeu.com/shendetesi/shokohen-mjeket-foshnja-lind-me-dhembe-foto-lajm/170758/

http://www.albeu.com/shendetesi/shokohen-mjeket-foshnja-lind-me-dhembe-foto-lajm/170758/3/#foto

Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment