Për
shumë programues, pjesa më stresuese e lançimit të aplikacioneve të
tyre është pritja e aprovimit nga kompania Apple. Pritja për përgjigjen
nga Apple mund të zgjasë goxha si dhe mund të sjellë probleme të
momenteve të fundit. Megjithatë kompania Apple ka publikuar disa
regulla, të cilave zhvilluesit duhet t`ju përmbahen në mënyrë që t`ju
aprovohet aplikacioni i tyre.Arsye të tjera përfshinë probleme gjatë përdorimit dhe mosfunksionim i papritur (8% i rasteve), mospërputhja me Licencën e Zhvilluesve të Programeve (6% e rasteve) si dhe mospërputhja e aplikacionit me kërkesat e sistemit operativ të Apple (6%).
Apple sqaron që aplikacionet gjithashtu duhet të kenë një emër të saktë dhe të mos jenë mashtruese për përdoruesin.
* Aplikacionet me emra, të dhëna dhe foto që nuk përputhen me funksionin real të aplikacionit do të refuzohen. (kjo përbën 5% të rasteve).
* Aplikacionet të cilat përmbajnë prezantime false që përdorin emra false dhe ikona të ngjashme me aplikacionet e tjera do të refuzohen. (kjo përbën 5% të rasteve).
* Emri i aplikacioni në dyqanin virtual të iTunes duhet të jetë i ngjashëm me emrin e aplikacioneve në momentin që shkarkohen. Kjo për të mos shkaktuar konfuzion. (4 % e rasteve të refuzuara).
Blogger Comment
Facebook Comment