Nisin sulmet ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kane filluar sulmet ajrore ndaj Shtetit Islamik në Siri, ka thënë të hënën Pentagoni. Përveç bombardimeve nga ajri, janë duke u lëshuar raketa edhe nga anijet në rajon. 

“Mund të konfirmoj se forcat amerikane dhe shtetet partnere po kryejnë veprime ushtarake kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Sipas CNN në operacion janë duke u përdorur avionë bombardues, avionë gjuajtës, si dhe raketat “Tomahaëk”. Sulmet mendohet se janë kryer në zonën e Raqqas, bastion i militantëve të ISIS.

Vendimi për nisjen e sulmeve është dhënë të hënën nga kreu i Komandës Qendrore të SHBA, General Lloyd Austin. Pentagoni tha se operacionet janë ende duke vazhduar dhe se për momentin nuk do të jepen detaje të tjera.

Më 10 shtator, Barack Obama paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin përgatitur për të sulmuar nga ajri militantët e Shtetit Islamik. Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se do të synohet vënien në kontroll të bazave të militantëve.

Sulmet erdhën menjëherë pasi grupi islamik i ISIS kërkoi bashkëpunimin e aleatëve për të zgjeruar sulmet e tij edhe në Egjipt, konkretisht në zonën turistike të Sharm El Sheikh.

Zëdhënësi i militantëve, Abu Muhamed Al-Adnani u bëri thirrje të gjithë përkrahësve në një video të shpërndarë nëpër rrjete sociale. 
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment