Milan 0 - 1 Juventus Tevez vulos ndeshjen (VIDEO)

Juventusi e ka fituar ndeshjen e parë të rëndësishme të këtij sezoni në Serie A duke mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 1-0.
Pas një gjysme të parë argëtuese, rrjetat mbetën të paprekura. Të dy portierët u angazhuan në fraksionin e parë. Buffon bëri një intervenim të mirë për ta ndaluar Hondan, mirëpo Abbiati pati më tepër punë për të bërë. Ai arriti të ndalë tentativat e Pereyras dhe Llorentes, ndërsa Bianconerët rrezikuan edhe në shumë raste të tjera. Kampioni vazhdoi të ishte i rrezikshëm edhe në fraksionin e dytë duke krijuar rast pas rasti dhe në fund arriti ta zhbllokojë rezultatin. Paul Pogba dërgoi një top të bukur drejt Carlos Tevezit, i cili pati kohë ta godiste topin që nuk mundi ta ndalte Abbiati (71’). Menez kërkoi penalti kah fundi i ndeshjes, mirëpo arbitri nuk ishte i të njëjtit mendim. Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit pas tri ndeshjeve të para sezonale në Kampionatin italian dhe njëherësh Milanit ia shkaktoi humbjen e parë këtë edicion. Ju kujtojmë se edhe në ndeshjen e sezonit të kaluar vendoste një super gol i tevez.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment