Ja pse shtrembërohet iPhone 6 Plus (VIDEO)

Blerësit e iPhone 6 Plus kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre nëpër rrjetet sociale, pasi kanë kuptuar se telefonat e tyre janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa. Ndërsa kjo ngjarje po tërheq shumë vëmendje në internet, një përdorues i YouTube-it ka postuar një video duke testuar fortësinë e iPhone 6 Plus. Shikoni videon e mësipërme të këtij testi. Sipas BBC, ekspertët janë të ndarë nëse Apple duhet t’u përgjigjet pretendimeve nga përdoruesit se celulari shtrembërohet kur mbahet në xhep.Shumë prej tyre kanë postuar fotot e celularëve të deformuar.

 Nuk dihet nëse mbështjellja prej alumini ndikon tek një gjë e tillë. Me mijëra përdorur të rrjetit social Twitter kanë nisur ta quajnë këtë “Bentgate”. BBC ka kontaktuar kompaninë Apple, por ata nuk kanë bërë asnjë koment.Një ekspert i kësaj industrie thotë se kompania duhet të lëshojë një deklaratë sa më shpejt të jetë e mundur. Për t’u treguar i drejtë, i njëjti përdorues YouTube-i ka testuar Samsung Galaxy Note 3 në të njëjtat rrethana. Shikoni se çfarë ka ndodhur në videon e mëposhtme:

Siç mund ta shihni edhe në video, iPhone 6 Plus mund të deformohet më shpejt. Besohet se modeli më i hollë i telefonit, shto këtu përdorimin e metalit alumin në dizajnin e saj, shkakton edhe deformimin e telefonit. Që nga e premtja, kur doli në treg modeli i ri, një numër përdoruesish të iPhone 6 Plus kanë raportuar probleme, që ndryshojnë ndjeshëm pamjen e telefonit celular. Apple ka refuzuar të japë një koment në lidhje me këtë ngjarje.
Shperndaje Google Plus

About shqip

This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
    Blogger Comment
    Facebook Comment